manutd-fc
  Lajme Sport
 

Lajme
 

 

Reali ofron €80m të parefuzueshëm për Kaka

Superylli i Milanit, Ricardo Kaka, vazhdon ta shpreh vendimin e tij për të qëndruar në San Siro, mirëpo një mega-ofertë nuk do ta refuzonte presidenti Silvio Berlusconi, i cili dëshiron të krijojë fonde për ta rimëkëmbur skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.

“Il Corriere Dello Sport” njofton se Real Madridi po përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për “ta detyruar” brazilianin që të transferohet në Bernabeu, përkundër pohimeve të tij të fundit që dëshiron të mbetet te Milan.

Pasi të sigurojë pëlqimin e Milanit, gjiganti spanjoll do të duhet të veprojë për ta joshur lojtarin që t’u bashkëngjitet Los Merengues.

 

Trezeguet te Lyoni, Benzema te Juventus

Juventusi e ka caktuar sulmuesin e Lyonit, Karim Benzema, si zëvendësuesin e përsosur të David Trezeguet, kështu që pritet të bëhet një ofertë e cila do t’i shihte dy sulmuesit e spikatur duke i ndërruar vendet.

Sipas “Tuttosport”, presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka dëshirë të madhe ta transferojë Trezeguet, i cili ka kontratë me Juven deri në vitin 2011.

I njëjti burim pohon se Lyoni do t’ia ofrojë Juventusit shërbimet e Benzemas dhe për shkëmbim do të kërkojë Trezegolin, ofertë e cila padyshim që do të mirëpritet në Torino.

Megjithatë tifozët bardhezi duhet të presin deri në fund të sezonit të ardhshëm për ta parë Banzeman me fanellën e Juves, pasi që kjo marrëveshje pritet të arrihet në fund të sezonit të ri.


 

Wenger: Sezonin tjetër do të fitojmë tituj

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i bindur se në sezonin e ardhshëm skuadra e tij do të jetë konkurrent i fortë për tituj duke shtuar se përvoja të cilën e kanë fituar të zgjedhurit e tij do t’u ndihmojë në arritjen e sukseseve.

“Në vitin 2006 luajtëm në finale të Ligës së Kampionëve, vitin e kaluar luajtëm në çerekfinale, ndërsa këtë vit në gjysmëfinale. Vitin e kaluar ishim afër për ta fituar Ligën Premier, ndërsa këtë vit ishim larg- mirëpo gjatë katër viteve (të patrofeshme) ne nuk kemi hequr dorë nga angazhimi ynë”.

“Unë di skuadra të mëdha të cilat janë larguar që në të tetën e finales nga Liga e Kampionëve këto pesë vitet e fundit”.

“Në Angli konkurrenca është shumë e madhe, por unë besoj se sezonin e ardhshëm ne do ta kemi fjalën”, ka thënë Wenger për “Sky Sports”.


 

Cana, ne formacionin e vitit ne Ligen 1

Ndoshta ne fund te sezonit nuk do te festoje fitimin e titullit kampion nga Olimpik Marseja.

 

Pavaresisht kesaj, Lorik Cana ka marre nje vleresim individual: edhe pse nuk ka luajtur rregullisht ne kampionat, per shkak kartonesh dhe demtimi, mesfushori kuqezi eshte perfshire ne formacionin me te mire te vitit ne Ligen 1 franceze. Ne analizen e zhvilluar nga “goal.com”, 25-vjeçari kuqezi etiketohej si “nje lider i vertete i marsejezeve.

Cana ka qene i jashtezakonshem dhe katalizatori i skuadres se Gerets ne luften per titull. I forte ne nderhyrje, ai eshte konfirmuar si nje prej mesfushoreve me konstant ne kete sezon, duke i dhene siguri skuadres ne fazen difensive. Shume i nevojshem per balancen ne mesin e fushes, duke thyer vazhdimisht aksionet e ekipeve kundershtare, nga ku nisin edhe manovrat sulmuese te Olimpikut”.

Ne formacionin me te mire, ne porte qendron “gardiani” i Lionit, Hugo Loris. Mbrojtja perbehet nga Shalme (Bordo), Seto (Tuluze), Diavara (Bordo) dhe Taiuo (Marseje). Perkrah Canes ne mesfushe jane Sesegnon (PSG), Gurguf (Bordo) e Bastos (Lila). Reparti sulmues perbehet nga ylli francez, Karim Benzema (Lion) dhe Andre-Pierr Ginjac (Tuluze).


 

Ancelotti do të qëndrojë te Milan?  

Njëra nga çështjet më të përfolura te Milani është mundësia e largimit të trajnerit Carlo Ancelotti, i cili mund të marrë drejtimin e Chelseat vetëm pas disa javësh.

Mirëpo, sipas njoftimeve të fundit nga Tuttomercatoweb, Ancelotti ka vendosur të mbetet në San Siro, pasi që u ka thënë miqve të tij se nuk do të largohet nga Milani.

Ndërkohë, pas ndeshjes së të dielës kundër Romës, pritet që një delegacion i skuadrës i udhëhequr nga Adriano Galliani, të takohet me presidentin Silvio Berlusconi për ta bindur atë se Ancelotti është njeriu i duhur për Rossonerët.


 

 

Maradona cakton formacionin e Argjentinës  

Legjenda argjentinase, aktualisht trajner i përfaqësueses së Argjentinës, Diego Maradona, tashmë e ka caktuar listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të muajit të ardhshëm kundër Kolumbisë dhe Ekuadorit.

Befasi është prania e më shumë lojtarëve që luajnë në Kampionatin e Argjentinës. Pas fitores në ndeshjen miqësore kundër Panamasë këtë javë, Maradona ka zgjedhur nëntë lojtarë vendas nga Liga e Parë e Argjentinës.

Skuadra e Argjentinës për ndeshjet kualifikuese :

Portierë: Juan Pablo Carrizo, Mariano Andujar dhe Federico Vilar.

Mbrojtës: Javier Zanetti, Gabriel Heinze, Daniel Diaz, Nicolas Burdisso, Martin Demichelis, Emiliano Papa, Juan Forlin, Marcos Angeleri dhe Nicolas Otamendi.

Mesfushorë: Javier Mascherano, Fernando Gago, Maxi Rodriguez, Jonas Gutierrez, Christian Gimenez, Sebastian Battaglia, Juan Sebastian Veron dhe Daniel Montenegro.

Sulmues: Lionel Messi, Sergio Aguero, Carlos Tevez, Lisandro Lopez, Diego Milito dhe Gonzalo Bergessio.


 

 

Juve nuk ka kërkuar shërbimet e Pandevit


Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë se ai dëshiron ta mbajë sulmuesin Goran Pandev nëse një gjë e tillë është e mundur, ndërsa ka mohuar spekulimet se Juventusi ka kërkuar shërbimet e maqedonasit.

“Deri më tani nuk kemi marrë asnjë ofertë për Goranin nga asnjë klub. Jemi duke bërë gjithçka për ta mbajtur atë në skuadër. Nëse ai qëndron te ne edhe dy vite, ai do të arrijë të piqet si lojtar dhe do ta arrijë nivelin e lojës të cilin e dëshiron”, ka thënë Lotito për ANSA.

Pandev luan për Lazion që nga viti 2004. Sulmuesi 25-vjeçar ka bërë 137 paraqitje në Serie A dhe ka shënuar 48 gola.

 

Drogba planifikon të luajë në Itali

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka deklaruar se karriera e tij do të zgjasë edhe shumë vite, ndërsa ka pohuar se një ditë do t’i pëlqente të luajë për Milanin.

“Dëshiroj të luaj derisa të më bëhet bezdisës udhëtimi dhe kur ta humb pasionin për futbollin. Nuk mendoj e kam rritur këtë pikë ende”.

“Ndoshta do të jetë trupi im që do të ma kufizojë lojën, mirëpo atëherë do të dëshiroja të luaj në mesfushë, prapa sulmuesve”.

“Në shkollë më kane ecur mirë gjuhët e huaja: anglishtja, italishtja dhe gjermanishtja. Po ashtu më pëlqejnë pastat, dhe Milani është njëri nga klubet

 

Perez: Asnje paramarreveshje me Cristiano Ronaldo-n

 

Cristiano Ronaldo mund te jete lojtari me i mire ne bote por asnje shifer stratosferike nuk e justifikon talentin e portugezit.

 

Ky eshte kundershtimi qe u ben shifrave te mediave kandidati per presidencen e Real Madrid, Florentino Perez. “Jane shifra skandaloze per kohet qe po kalojme. Per aq sa jam une ne dijeni, Cristiano Ronaldo nuk do te vije”, ka thene per gazeten “AS” nje burim i afert i Perez.

Ne vijim, ai ka mohuar se mes paleve ekziston nje paramarreveshje, fakt i publikuar kohet e fundit po nga mediat. Kjo deklarate duket se do ta qetesoje trajnerin e Manchester United, Alex Ferguson qe ka bere cdo perpjekje per ta mbajtur sulmuesin ne “Old Traford”.

 

Del Piero: Maldini është simbol i Milanit

 

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, këtë fundjavë do ta luajë ndeshjen e fundit në San Siro dhe padyshim që do të jetë një ditë mjaft emocionuese,si për lojtarin, tifozët dhe udhëheqësit e klubit.

Maldini ka marrë lëvdata të shumta nga bashkëlojtarët e tij dhe nga dashamirësit e futbollit anekënd botës, ndërsa të premten njëri nga rivalët historik të Maldinit, kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thënë fjalë të mëdha për dikur bashkëlojtarin e tij në përfaqësuesen e Italisë.

“Ti je vërtetë i pari! Ka lojtar të mëdhenj dhe ka lojtarë të klasit botëror, dhe pastaj ka lojtarë të cilët i kalojnë këto kufij- Paolo është shembulli i përsosur për këtë”.

“Ai është simboli i Milanit, ai ka arritur ta tejkalojë madje edhe (legjendën tjetër të Milanit, Franco) Baresin dhe të gjithë lojtarët tjerë të mëdhenj”.

“Ai ka arritur objektiva mbresëlënëse gjatë karrierës së tij dhe po ashtu ka krijuar një imazh të shkëlqyer te skuadra e tij dhe te futbolli italian dhe ai ndërkombëtar”, ka thënë ikona e Juves në një intervistë për “Milan Channel”.

 

Mourinho: Ancelotti do ta drejtojë Chelsean

 

Ish-trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka zbuluar se atij i është thënë nga miqtë e tij në Stamford Bridge se Carlo Ancelottido të jetë drejtues i ekipit anglez për sezonin e ardhshëm.

Spekulimet kanë shpërthyer në Angli dhe Itali se Ancelotti do të largohet nga Milani për Chelsean gjatë kësaj vere, me rosonerët që pritet ta bëjnë këtë zyrtare gjatë të hënës.

“Miqtë e mi në Chelsea më kanë thënë se do të jetë Carlo. Disa lojtarë më kanë bërë pyetje nëse ai është i mirë”, ka thënë Mourinho.

“Iu kam përgjigjur se ai më duket se është një trajner shumë mirë i përgatitur, shumë i afërt me lojtarët e tij, i cili mund të krijojnë atmosferë të shkëlqyeshme me lojtarët. Nëse adoptohet mirë në Chelsea, ai ka një grup të lojtarëve të cilët presin një trajner të mirë për të fituar, pasi është një ekip që dëshiron të fitojë”, ka shtuar portugezi.

 

Benitez nuk do ta shesë Alonson

 

Rafael Benitez ka hedhur poshtë spekulimet se Xabi Alonso është në rrugë për t’u larguar nga Liverpooli.

Menaxheri i Liverpoolit ka reaguar ndaj shkrimeve se mesfushori spanjoll do të luajë ndeshjen e fundit për klubin anglez gjatë të dielës kundër Tottenahamit.

“Është shumë e qartë, Xabi ka edhe tri vite të mbetura dhe ne nuk duam ta shesim atë”, ka qenë i shkurtë dhe i qartë trajneri spanjoll.

 

Xavi: Barcelona ka luajtur futbollin më të mirë në Evropë

 

Mesfushori i kampionit të ri të Spanjës, Xavi Hernandez, beson se Barcelona meriton të fitojë në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet të mërkurën në Romë.

Xavi mendon se Barcelona ka luajtur futbollin më të mirë në Evropë këtë sezon dhe thotë se meriton të fitojë titullin e kampionit evropian.

“Besoj se do të ishte një shpërblim për futbollin të cilin e kemi luajtur këtë vit. Ekipi e meriton atë, ne kemi luajtur futbollin më të mirë në Evropë dhe mendoj se e meritojmë, por është finale dhe futbolli nuk i dallon këto gjëra”, ka thënë mesfushori spanjoll për Marca.

 

Massimo Oddo do të rikthehet te Milani

 

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta mbajë mbrojtësin anësor italian, Massimo Oddo.

Massimo Oddo do të rikthehet te Milani në fund të këtij sezoni, pasi ekipi gjerman ka refuzuar të blejë lojtarin, i cili sezonin e fundit e kaloi i huazuar tek bavarezët.

Corriere dello Sport bën të ditur se italiani nuk ka lënë shumë përshtypje tek Bayerni dhe do të rikthehet në Serie A, pasi bëri 26 paraqitje për ekipin gjerman në të gjitha garat.

Nuk dihet ende nëse Milani do të dëshirojë ta mbajë 32-vjeçarin për sezonin e ardhshëm, ose do të tentojë ta huazojë ose transferojë në ndonjë klub tjetër.

 

Rajt-Filips larg futbollit për disa muaj

 

Futbollisti i krahut të djathtë në radhët e Mançester Sitit, Shon Rajt-Filips (27-vjeç) do të mungojë në dy ndeshjet kualifikuese të kombëtares së Anglisë për Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut, për shkak të lëndimit.
Rajt-Filips këto ditë do t’i nënshtrohet operimit të gjurit, i cili e mundon që një kohë të gjatë dhe për këtë arsye do të pushojë disa muaj. “Shon Rajt-Filips ka stërvitur gjatë kësaj jave, por ka ndjerë dhimbje në gju. Për këtë arsye u detyrua të shkojë për vizitë të sërishme te mjeku specialist dhe u vendos që ai t’i nënshtrohet operimit, në mënyrë që të jetë plotësisht i gatshëm për edicionin e ardhshëm”, ka pohuar trajneri i Sitit, Mark Hjuz. Përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Kapelo në ndeshjen ndaj Kazakistanit, më 6 qershor dhe ndaj Andorës, më 10 qershor, nuk do të mund të llogarisë as në portierin Dejvid Xhejms dhe Ben Fosterin.

 

Evra i bindur se është më i miri

 

Mbrojtësi i Mançester Junajet, Patrik Evra, është gjithnjë e më i bindur se pikërisht ai është mbrojtësi më i mirë në krahun e majtë në botë dhe se ai nuk do të ketë problem për ta frenuar Lionel Mesin në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.
“Luaj te Mançester Junajtedi që tri vjet dhe gjatë kësaj periudhe kam luajtur vetëm një ndeshje të dobët, prandaj kam qenë i lumtur për kritikat që kam dëgjuar, sepse ato vetëm sa më kanë bindur se jam mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë në botë”, ka theksuar Evra.

 

 

Dunga: Ronaldinjo duhet të luajë më shumë për të qenë pjesë e kombëtares

 

Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Karlos Dunga, ka publikuar emëroren e futbollistëve në të cilët llogaritë për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Botërorin 2010 ndaj Uruguait dhe Paraguait, si dhe për Kupën e Konfederatave që mbahet në qershor në Afrikën e Jugut.
Në këtë emërore nuk gjendet Ronaldinjo, i cili gjatë këtij edicioni ka luajtur shumë pak dhe as Adriano, i cili para disa javësh braktisi Interin për të kaluar te Flamengo. “Mendoj se vendimi im është logjik. Ronaldinjo nuk po luan dhe nuk kam bazë për ta ftuar në kombëtare. Ai po qëndron së tepërmi në bankinë dhe kjo i ka shkaktuar ngecje të madhe në çdo gjë, në formë dhe në pamundësinë për ta parë nëse është në formën e duhur”, ka pohuar Dunga, duke shtuar: “Fatkeqësisht, nëse edhe edicionin e ardhshëm Ronaldinjo do të qëndrojë shpesh në bankinë, atëherë nuk e di sa do të jetë një veprim i mençur që ta ftojë në skuadër për Kampionatin botëror”.

 

Mancini: Dëshiroj një skuadër joitaliane

 

Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka deklaruar se nuk do të drejtojë ndonjë skuadër të Serie A në një të ardhme të afërt, por do ta shqyrtonte ndonjë ofertë nëse i vjen nga jashtë Italisë.

Mancini është papunë që nga shkarkimi i vitit të kaluar nga Nerazzurët, ndërsa më herët interesim për të kanë shprehur skuadrat nga Liga Premier, Chelsea dhe Manchester City.

“E ardhmja ime është larg Italisë. Unë nuk kam oferta për momentin, mirëpo nuk ngutem. Shpresoj që një skuadër e huaj të më kontaktojë”, ka hënë Mancini për “Radio Viola”.

 

 

Maldini: Kaka duhet të jetë kapiten i Milanit

 

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, do t’i japë fund karrierës së tij të gjatë si futbollist aktiv në fund të këtij sezoni, ndërsa ndeshja e fundjavës kundër Romës do të jetë e fundit në stadiumin San Siro para tifozëve të Milanit, me ç’rast pritet t’i bëhet një nderim i madh karrierës fantastike të mbrojtësit italian.

“Aktualisht jam duke përjetuar shumë emocione. Këtë kohë po e shijoj me kënaqësinë më të madhe”.

“Shpresoj ta kem fuqinë të shfaq një ndeshje të mirë dhe të fitojmë (kundër Romës), dhe pastaj të festoj me të gjithë ata që më kanë uruar”.

“Vjen një moment në jetë kur dikush duhet të marrë më tepër përgjegjësi, dhe Ricardo (Kaka) duket se do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë. Është e natyrshme që ai ka aspirata të bëhet kapiten dhe ai është personi i duhur për t’u bërë”, ka thënë Maldini për “Milan Channel”.

 

Nisin procedurat disiplinore kundër Chelseat

 

UEFA ka konfirmuar se Chelsea do t’i nënshtrohet procedurave disiplinore si pasojë e ‘skenave kontroversale’ të lojtarëve dhe tifozëve pas eliminimit të Bluve nga Liga e Kampionëve pas ndeshjes me Barcelonën.

UEFA do të marrë masa ndaj sulmuesit Didier Drogba dhe mbrojtësit Jose Bosingwa, ndërsa klubi do të dënohet për mossuksesin e kontrollimit të tifozëve.

“UEFA ka filluar procedura disiplinore kundër Chelseat, Didier Drogbas dhe Jose Bosingwas në lidhje me incidentet që ndodhën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, në Stamford Bridge”.

“Klubi akuzohet për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe të tifozëve, ndërsa Drogba dhe Bosingwa akuzohen për thyerjen e rregullave të sportit për fyerjen e gjyqtarit dhe dhënien e komenteve ofenduese”, thuhet në një pjesë të deklaratës zyrtare të UEFA-s.

 

Del Piero mund të luajë kundër Sienas

 

Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, mund të luajë në ndeshjen e të dielës kundër Sienës, pasi që ka arritur të rikuperohet shpejt nga lëndimi që e pësoi të enjten në stërvitje.

Kapiteni ishte larguar nga fusha stërvitore me shqetësimin e një lëndimi të madh pas një ndërhyrjeje të Tiagos, me ç’rast në fillim u tha se ai nuk do të mund të paraqitej për Juven në dy ndeshjet e mbetura.

Mirëpo, “La Repubblica” njofton se lëndimi i simbolit bardhezi ishte më i lehtë se ç’mendohej në fillim dhe duket se ai ka përparuar shumë në rikuperimin e tij, pasi që gjatë ditës së premte është paraqitur në fushën stërvitore

Megjithatë, i mbetet stafit mjekësor dhe trajnerit të ri Ciro Ferrara për të vlerësuar nëse Del Piero do të luajë kundër Sienas.

 

Kaka: Edhe nëse shkon Ançeloti, unë do të qëndroj

 

Futbollisti më i mirë i Milanit, Kaka, ka komentuar për televizionin e klubit kandidatët të cilët po përmenden gjithnjë e më shumë për të marrë drejtimin e skuadrës kuqezi. Mediat angleze spekulojnë se në fund të këtij edicioni Ançeloti do të shkojë për të marrë drejtimin e Çelzit, kurse mediat italiane janë në kërkim të pasardhësit të tij te Milani.
Emrat më të përfolur janë Leonardo, Marko Van Basten dhe Mauro Tasoti. "Leonardo? Nuk ka shumë përvojë, por nëse merrni shembull Pepe Guardiolën, i cili që në vitin e tij të parë të punës e dërgoi Barcelonën në finale të Ligës së Kampionëve, atëherë është e qartë se përvoja nuk është përcaktuese për sukses", ka pohuar Kaka, duke shtuar: "Van Basteni? Do të isha shumë i lumtur që të kisha një trajner si ai. Ai është pjesë e madhe e historisë së këtij klubi. Tasoti? Është me ne që shumë vjet dhe ka uri të madhe për suksese". Mirëpo, përkundër mendimeve të tij pozitive për të gjithë kandidatët e përmendur, Kaka megjithatë dëshiron që Ançeloti të mbetet në krye të skuadrës. "Karlo Ançeloti edhe më tej është trajneri më i mirë, të cilin kemi mundur ta kemi, ngase nuk besoj se askush tjetër do të gjendej aq mirë me skuadrën tonë sa ai. Jam shumë i lidhur me të, por kjo nuk do të thotë se nëse ai largohet, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe unë. Unë kam kontratë deri në vitin 2013 me klubin, e jo me trajnerin", ka theksuar Kaka.

 

Mourinho: Nuk jap Ibran për Ronaldon 

 

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka deklaruar se nuk do ta kishte ndërruar Zlatan Ibrahimovicin me Cristiano Ronaldon nëse i jepej kjo mundësi.

“Ronaldo është një lojtar i shkëlqyer, një super, super...lojtar. Mirëpo nëse më thonë që Ferguson dëshiron ta shkëmbejë Ronaldon me Ibrahimovicin, nuk do të kisha pranuar”.

“(Arsyeja është se) Ibrahimovic mendon si unë”, ka thënë portugezi për “Sky Sport Italia”.

 

Xhemajli i bindur për mbijetesën e Torinos

 

Torino e ka mundësinë që të mbetet në Serie A (sidomos) nëse shënon fitore në dy ndeshjet e radhës (kundër Genoas dhe Romës), ndërsa mesfushori shqiptar Blerim Xhemajli ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të jenë të suksesshëm në ndeshjen e të dielës kundër Genoas.

“Ne kemi kualitete dhe nuk jemi skuadër për Serie B, edhe pse kemi pasur vështirësi në shfaqjen e kualiteteve tona”.

“Ne besojmë për mbijetesë dhe jemi të vetëdijshëm se me fitoren e të dielës (kundër Genoas) do të jemi shumë pranë qëndrimit në Serie A”, ka thënë shqiptari me pasaportë zvicerane për “Tuttosport”.

 

Ronaldo: Nuk më intereson Reali

 

Sulmuesi i krahut i Mançester Junajtedit, Kristiano Ronaldo ka pohuar se edhe edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e "djajve të kuq". "Në këtë moment mendoj vetëm për finalen e Ligës së Kampionëve, pa marrë parasysh se çfarë do të ndodh me mua apo bashkëlojtarët e mi në edicionin e ardhshëm.
Jam i sigurt se Perezi në Real do të krijojë një skuadër të shkëlqyeshme, por në këtë moment jam futbollist i Mançester Junajtedit dhe nuk më intereson aspak se çfarë ndodh atje. Mendoj vetëm për atë se çfarë do të ndodh me Mançester Junajtedin në edicionin e radhës", ka pohuar Ronaldo. Mançester Junajtedi do të mundohet ta mbrojë trofeun e Ligës së Kampionëve, kur të mërkurën do të përballet me Barcelonën. Kristiano Ronaldo e pranon se ky do të jetë një mision i vështirë. "Do të jetë shumë vështirë të fitojmë sërish trofeun e Ligës së Kampionëve, sepse Barcelona ka një skuadër të shkëlqyeshme, futbollistë shumë të mirë dhe një trajner modern. Të dyja skuadrat jemi shumë të forta dhe luajmë futboll të shkëlqyer", ka nënvizuar Ronaldo.

 

Napoli refuzon ofertën e Liverpoolit për Lavezzin

 

"La Gazzetta dello Sport" njofton se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka refuzuar një ofertë nga Liverpooli me vlerën pre 22 milionë eurosh për yllin argjentinas Ezequiel Lavezzi.

Javët e fundit është spekuluar se Lavezzi është në bisedime me drejtuesit e Juventusit për një kalim eventual në Torino, mirëpo lajmet më të reja pohojnë se Liverpooli ka dërguar një përfaqësues, i cili u ka bërë ofertë napolitanëve, mirëpo De Laurentiis i ka thënë JO.

24-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2013, ndërsa fiton 1.3 milion euro për sezon, derisa Redsat janë të gatshëm t’i ofrojnë 4 milionë euro në sezon me qëllim që ta joshin argjentinasin drejt Anfieldit.

 

Përfundon sezoni për Grygeran

 

Juventusi ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit se mbrojtësi Zdenek Grygera nuk do të paraqitet në ndeshje dhe në stërvitje për disa javë për shkak të lëndimit muskulor.

Mungesa e 29-vjeçarit është një goditje e radhës për Bianconerët dhe trajnerin e ri, Ciro Ferrara, në tentativën për ta siguruar pozitën e dytë në tabelë në dy xhirot e mbetura të sezonit.

Mbrojtësi francez Jonathan Zebina pritet të luaj si mbrojtës i krahut të djathtë, ndërsa në anën e majtë do të inkuadrohet Paolo De Ceglie.

Kapiteni Alessandro Del Piero, sipas të gjitha gjasave nuk do të luajë në fundjavë kundër Sienas për shkak të lëndimit që e pësoi të enjten, ndërsa dyshen e sulmit pritet ta bëjnë Vincenzo Iaquinta dhe Amauri.

 

Edhe Genoa në garë për Crespon

 

Kontrata e sulmuesit të Interit, Hernan Crespo, skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa e ardhmja e tij mund të jetë në njërën nga skuadrat e Serie A, Fiorentina, Napoli dhe Genoa, të cilat janë shumë të interesuara për shërbimet e argjentinasit.

Të enjten është spekuluar se sulmuesi është shumë afër Fiorentinës, por sido që të jetë, “La Gazzetta dello Sport” njofton se Genoa është gati ta plotësojë kërkesën e Crsepos për të nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Diego Milito dhe Thiago Motta, tashmë dihen si lojtarë të Interit, ndërsa Genoa mund ta shfrytëzojnë miqësinë me zikaltrit për të qenë e para në listë për të fituar shërbimet e ish-sulmuesit të Lazios.

 

Lampard lojtari më i mirë i Chelseat

 

Tifozët e Chelseat e kanë votuar mesfushorin Frank Lampard si lojtarin më të mirë të sezonit për Blutë, ndërsa kjo është hera e tretë që anglezi e merr këtë nderim.

30-vjeçari tashmë i ka kaluar legjendat e Chelseat, si John Hollins, Charlie Cooke, Ray Wilkins, John Terry, Dennis Wise dhe Gianfranco Zola, të cilët e kanë fituar këtë çmim vetëm nga dy herë.

Çmimin e parë për lojtarin më të mirë të Bluve, Lampard e fitoi në vitin 2004 dhe pastaj sërish në vitin 2005, ndërsa tifozët kanë votuar që edhe këtë sezon t’ia japin këtë çmim mesfushorit të tyre.

“Është ndjenjë shumë e mirë, pasi që këtë çmim e kanë fituar lojtarë të nivelit të lartë”, ka thënë Lampard për faqen zyrtare të klubit.

Ndërkohë goli i Michael Essien kundër Barcelonës në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve është emëruar si goli i sezonit.

Ashley Cole mori çmimin e lojtarit më të mirë sipas votave të bashkëlojtarëve të tij, ndërsa Michael Mancienne u zgjodh më i miri ndër të rinjtë.

 

Del Piero vazhdon ta ndjejë futbollin

 

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ishte njëri nga lojtarët më të dashur në ndeshjen bamirëse të të hënës, 'La Partita del Cuore', ku luajti krahas yjeve të dikurshme, Zinedine Zidane, Angelo Di Livio, Angel Peruzzi etj., për qëllim bamirës.

Ekipi i Del Pieros, i quajtur ‘Ale +10’, u përball me ‘skuadrën e këngëtarëve të Italisë’ me ç’rast arritën të grumbullojnë afër një milionë euro vetëm në stadium për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.

“Ende emocionohem kur hy në stadium dhe dëgjoj bërtitjet e mijëra njerëzve”.

“Sido që të jetë ajo që ndjeva të hënën, ishte diçka më ndryshe, pasi që 'La Partita del Cuore' është një lojë me qëllim tjetër”.

“Ishte po ashtu një rast për t’u bashkuar me miqtë e mi, me të cilët qëndrova bashkë për disa orë”, ka shkruar ikona e Juves në faqen e tij të internetit.

Këtë fundjave Juventusi përballet me Sienan, ndërsa sipas të gjitha gjasave, Del Piero do të mungojë si pasojë e një lëndimi që e ka pësuar të enjten në stërvitje

 

Tre trajnerë do ta zëvendësojnë Ancelottin?

 

Derisa spekulimet gjithnjë e më shumë po shtohen që trajneri Milanit, Carlo Ancelotti, do ta drejtojë Chelsean në sezonin ardhshëm, mediat italiane njoftojnë se Carleto do të zëvendësohet nga më shumë se një emër.

Sipas Sportmediaset.it, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është duke menduar që për pasues të Ancelottit të angazhojë tre trajnerë, mirëpo njoftimi për këtë gjë do të bëhet pas të hënës, kur Rossonerët do ta kenë të siguruar kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve.

Leonardo, Mauro Tassotti dhe Filippo Galli janë emrat që pritet ta zëvendësojnë Ancelottin. Leonardo nuk ka licencë të trajnimit në Serie A, kështu që ai mund ta luajë rolin e teknikut, ndërsa Tassotti dhe Galli do ta ndajnë pozitën e trajnerit kryesor.

 

Dinhos nuk i bën përshtypje mospërfshirja nga Dunga

 

Ronaldinho nuk është përfshirë në grupin prej 23 lojtarëve brazilianë të cilët do të luajnë në Kupën e Konfederatave, pasi që të enjten trajneri i Brazilit, Dunga, e ka publikuar listën e lojtarëve pjesëmarrës.

“Po mendoj vetëm për ndeshjen e radhës kundër Romës. Karakteri im do të mbetet gjithmonë i njëjtë dhe gjithmonë do të dëshiroj të luaj, dhe të luaj për fitore. Tash nuk duhet të hidhërohem për të mirën e përfaqësueses”.

“Kam pritur që do të luaj më shumë (për Milanin), prandaj duhet të them se ka qenë vështirë për mua. Secili lojtar dëshiron të luajë në të gjitha ndeshjet”, është cituar braziliani për Datasport.it.

 

Carvalho refuzon Interin

 

Mbrojtësi i Chelseat, Ricardo Carvalho, për të cilin ditët e fundit është spekuluar për një kalim të mundshëm tek Interi, e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar të largohet nga Blutë.

“Un jam duke menduar vetëm për rikthimin tim në fushë (nga lëndimi) në formë sa më të mirë që të luaj për Chelsean sezonin e ardhshëm”.

“Ky nuk ka qenë një sezon pozitiv për mua si pasojë e lëndimeve që kam pësuar”, ka thënë portugezi për Calciomercato.com.

 

Ronaldo dhe Ronaldinho jashtë Kupës së Konfederatave

 

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlos Dunga, ka publikuar listën e lojtarëve, të cilët do të luajnë në ndeshjet e mbetura për Botërorin 2010 dhe do të jenë pjesë e Kupës së Konfederatave dhe këtu mungojnë Ronaldo dhe Ronaldinho.

Ekipi i publikuar nga Dunga do të luajë në dy ndeshjet e radhës kualifikuese për kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010, kundër Uruguait dhe Paraguait, më 6 dhe 10 qershor, ndërsa i njëjti ekip do të përfaqësojë Brazilin edhe në Kupën e Konfederate nga 14 deri më 18 qershor.

Në listë nuk janë gjendur Ronaldo, i cili është në një formë të mirë golashënuese në fanellën e Corinthians, si edhe Ronaldinho i cili po dështon në fanellën e Milanit.

“Ekipi kombëtar gjithmonë ka lojtar të kualitetit të lartë dhe gjithçka varet nga trajneri. Një numër i madh i faktorëve merren parasysh para se të sjellim vendime”, ka thënë Dunga.

Përbërja e Brazilit:
Portierë: Julio Cesar (Inter Milan), Heurelho Gomes (Tottenham), Victor (Gremio)

Mbrojtës: Maicon (Inter Milan), Daniel Alves (Barcelona), Kleber (Internacional), Andre Santos (Corinthians), Alex (Chelsea), Juan (Roma), Lucio (Bayern Munich), Luisao (Benfica)

Mesfushorë:
Anderson (Manchester United), Gilberto Silva (Panathinaikos), Josue (Wolfsburg), Ramires (Cruzeiro), Elano (Manchester City), Felipe Melo (Fiorentina), Julio Baptista (Roma), Kaka (Milan)

Sulmues:
Alexandre Pato (Milan), Luis Fabiano (Sevilla), Nilmar (Internacional), Robinho (Manchester City).

 

Senderos: Është nder të luash me Maldinin

 

Mbrojtësi i Arsenalit i cili është i huazuar tek Milani, Philippe Senderos, thotë se për të ka qenë ‘nder’ të luajë krahas legjendës Paolo Maldini, këtë sezon.

“Ka qenë nder të luaj me Maldinin, pasi ai është pjesë e historisë së klubit. Ai ka qenë hajmali për këtë klub për shumë vite dhe do të jetë vështirë pa të në të ardhmen, pasi ai ka një ndikim të madh si brenda ashtu edhe jashtë dhomës së zhveshjes”, ka thënë Senderos.

“Maldini ju jep një motivim shtesë dhe ende ka energji për të dhënë më të mirën edhe në këtë moshë. Ndonjëherë jam i lodhur kur arrij për stërvitje në mëngjes, por Maldini është aty për të më inspiruar”.

“Kurrë nuk mund të jem negativ kur e kam Maldinin afër, ai është një shembull i përkryer”, ka shtuar zvicerani.

 

Crespo gjithnjë më afër Fiorentinës

 

Sulmuesi i Interit, Hernan Crespo, është në prag të arritjes së marrëveshjes për të kaluar te Fiorentina si transferim i lirë.

Kontrata e Crespo, 33-vjeçar, skadon në fund të sezonit. Pas edhe këtij sezoni me pak raste aktivizimi, argjentinasi tashmë ka bërë të ditur se do të largohet nga kampioni i italisë.

Fiorentina dhe Napoli janë lidhur me një transferim të ish-sulmuesit të Milanit dhe Chelseat, por duket se ekipi violë është destinacioni i preferuar i argjentinasit.

“Në ditët e ardhshme pritet të ketë edhe një njoftim zyrtar”, ka thënë agjenti i lojtarit Fernando Hidalgo.

Kalimi i Crespos në Artemio Franchi nxit për më tepër spekulimet për një largim të sulmuesit Adrian Mutu.

 

 

Juventus vendos kontakte me Scolarin

 

Ish-trajneri i Chelseat dhe kombëtares së Portugalisë, Luiz Felipe Scolari, është caku i ri i klubit italian Juventus.

Mediat italiane shkruajnë se agjenti i Scolarit, Jorge Mendes, është kontaktuar nga drejtuesit e Juventusit, për të pyetur nëse braziliani do të ishte i interesuar të drejtojë klubin nga Torino në sezonin e ardhshëm.

Biankonerët janë në kërkim të një trajneri të ri, pasi shkarkuan Claudio Ranierin për shkak të rezultateve të dobëta së fundi.

Ciro Ferrara ka marrë përkohësisht detyrën e trajnerit, edhe pse përflitet se nëse ai drejton me sukses Juventusin në këto dy ndeshje të mbetura, do të mund të vazhdojë të qëndrojë në stolin e trajnerit edhe në sezonin e ardhshëm.

Por, Mendes raportohet se ka paralajmëruar Milanin se Scolari do të ishte i interesuar të pasojë Carlo Ancelottin, nëse ky largohet drejt Chelseat.

 

 

Arshavin plot vetëbesim për sezonin e ardhshëm

 

Mesfushori rus me tipare sulmuese, Andrey Arshavin, është i bindur se pas një para-sezoni të plotë, ai do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë Arsenalit për të qenë sfidues për tituj në sezonin e ardhshëm.

“Kam qenë në klub vetëm që nga muaji janar, andaj kampanja e re do të më japë rast të kem një para-sezon të plotë dhe mendoj se kjo do të më ndihmojë mua dhe klubit”, ka thënë 27-vjeçari.

“Jam përshtatur shpejt dhe po shoh përpara në sfidat e sezonit të ri, për të cilin të gjithë shpresojmë se do të na sjellë më shumë trofe për klubin, si për lojtarët e edhe për fansat”, ka shtuar rusi.

 

 
  Today, there have been 10 visitors (12 hits) on this page!
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free