manutd-fc
  Lajme politik
 

Në Shqipëri rritet shqetësimi rreth kartave të identitetit

Në Shqipëri, prodhimi dhe shpërndarja e kartave të identitetit është në garë me kohën. Ajo që duhet të ishte përgatitja rutinore e një letërnjoftimi elektronik në një ditë të zakonshme, ku qytetarët paraqesin të dhënat personale, tani ndiqet nga të gjithë minutë pas minute.

Ministria e Brendshme publikoi të dhëna të reja mbi gjendjen e kartave të identitetit. Sipas njoftimeve të fundit, kanë aplikuar për karta 1 milionë e 17 mijë qytetarë.

Ministria e brendshme u bëri thirrje njerëzve të vazhdojnë me aplikimet, por njëkohësisht u kërkoi 300 mijë qytetarëve të tjerë që të tërheqin kartat e identitetit që tashmë janë gati.

Statistikat tregojnë se deri tani janë prodhuar 830 mijë karta të reja. Nga këto janë tërhequr 490 mijë, por 300 mijë të tjera kanë mbetur në zyrat e gjendjes civile, sepse qytetarët nuk shkojë t’i marrin.

Ngutja e këtij procesi bëhet gjithnjë e më madhe sa më shumë afrohet hapja e fushatës zgjedhore, dhe data e zgjedhjeve. Identifikimi i votuesve është një nga kërkesat kryesore të bashkësisë ndërkombëtare dhe i palëve konkurruese në zgjedhjet e radhës.

Në qendër të vëmendjes janë mijëra qytetarë që kanë mbetur pa pasaporta elektronike dhe ende paraqesin letërnjoftime jashtë përdorimit të prodhuara që nga koha e diktaturës komuniste.

Qysh nga ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri në fillim të viteve 90, kjo është e para herë që qytetarët shqiptarë marrin një kartë elektronike dhe një numër personal identifikimi. Nxitur nga nevoja për zgjedhje të rregullta, liberalizim të regjimit të vizave me botën, anëtarësimi në NATO dhe integrimin në BE, administrata shqiptare ju fut punës për të pajisur të gjithë qytetarët me karta identiteti.

Falsifikimi i certifikatave, gabimet dhe manipulimet me listat e votuesve janë akuzat më të zakonshme të palëve humbëse në të gjitha zgjedhjet e mëparshme.
Shqipëria ka në plan të mbajë më 28 qershor zgjedhjet për parlamentin e ri dhe, sikur të mos mjaftonin telashet e tjera, vëzhguesit duhet të ndjekin tani edhe se sa karta do të arrihet të prodhohen deri atë ditë. OSBE-ja ka kërkuar që qytetarët të pajisen me karta sa më parë, në një kohë qartësisht të largët nga data e zgjedhjeve, por tani afatet kanë shkuar në minimum. /VoA/PD-PS, ndryshojnë listat për 7 qarqe

Dy forcat e mëdha politike në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë ndryshuar listat e tyre të zgjedhësve.

Pas shkeljes së ligjit zgjedhor për përfaqësimin e grave në kuotën e 30%-it në listat e kandidatëve për deputetë, PD e PS kanë nxituar të riparojnë gabimin dhe gjatë ditës së djeshme, ndoshta edhe në mënyrë antiligjore kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkresat përkatëse për ndryshimin e listave shumë-emërore në 7 qarqet ku nuk e kishin plotësuar këtë kriter.

Socialistët

Partia Socialiste ka nxituar dje, pa kaluar listat për diskutim në KQZ, të bëjë ndryshimin e duhur për t'i sjellë ato në përputhje me Kodin Zgjedhor edhe përsa i përket përfaqësimit të grave. PS ka ndryshuar pikërisht listat në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit, ku nuk kishte përfaqësimin e duhur me gjininë femërore.
Sondazhi për Tiranën, PD 47%, PS 44.9%

Instituti “Gani Bobi”, ka nxjerrë një tjetër sondazh, kësaj vetëm për Tiranën, por që ka numrin më të madh të deputetëve nga të gjitha qarqet e tjera të vendit.

Sondazhi i publikuar në Tv Klan, ka nxjerrë në krye Partinë Demokratike, me 47%, kundrejt Partisë Socialiste me 44.2 për qind.

Lëvizja Socialiste për Integrim, mbetet partia e tretë, me 3.9 për qind të votave. Ndërsa partitë e tjera, kanë një numër më të vogël dhe të papërfillshëm. /start/

Lobi grek kërkon nga Obama rishqyrtimin e njohjes së Maqedonisë Presidenti amerikan Barack Obama. Foto: APLobi grek ka kërkuar nga presidenti amerikan Barack Ombama që të rishqyrtojë njohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues.

Në deklaratën e Lobit greko-amerikan të mbështetur edhe nga 200 profesorë nga 11 shtete kërkohet që presidenti Obama t`i bëjë thirrje Shkupit që të ndërpresë fabrikimet e historisë antike.

“Qeveria e Shkupit duhet të kuptojë se nuk mund të ndërtojë identitet kombëtar në dëm të së vërtetës historike”, theksohet në letrën e lobit grek, ku janë të theksuara një numër i madh i fakteve dhe të dhënave historike, me të cilën kërkohet që administrata e re amerikane të shqyrtojë edhe njëherë njohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues.

Sipas lobit grek, njohja e Maqedonisë me emrin kushtetues në nëntor të vitit 2004 ka qenë një ‘gabim’ që i ka inkurajuar autoritetet në Shkup që të shtrembërojnë faktet historike. Letra është nënshkruar nga profesorë universitar në SHBA, Kanada, Angli, Gjermani, Egjipt dhe disa shtete evropianeKomshiq padit Qosiqin

Shkrimtari serb dhe ish-presidenti jugosllav, Dobrica QosiqAnëtari i Kryesisë së Bosnjës, Zhelko Komshiq i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë së këtij vendi që të nisë procedurën e ndjekjes penale dhe ndërkombëtare përmes Interpolit ndaj ish-zyrtarëve jugosllavë, Dobrica Qosiq dhe Zoran Liliq.

Në kumtesë thuhet se Qosiq dhe Liliq gjatë luftës në Bosnjë ishin në poste prej nga drejtohej lufta agresive në territorin e Bosnjës.

Në përgatitje e sipër janë edhe disa padi tjera ndaj ish zyrtarëve të Beogradit me dyshimin se kanë bërë vepra të rënda penale kundër integritetit të Bosnjës, thuhet në kumtesën e Zhelko Komshiqit. /REL/

Fatmir Mediu do të gjykohet veçmas IIsh-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediush-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu do të gjykohet i ndarë nga 28 të pandehurit e tjerë të akuzuar nga prokuroria shqiptare si persona që janë përgjegjës apo që kanë pasur lidhje me tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec të Vorës.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të pranonte kërkesën e 19 prej të pandehurve të këtij procesi për veçimin e gjykimit. “Kërkesa e avokatëve është e bazuar në ligj”, mësohet të ketë qenë argumentimi që Kolegji Penal i ka bërë kërkesës së avokatëve, duke hedhur kështu poshtë akuzën e cila kërkoi mospranimin e saj.

Në bazë të këtij vendimi dosja në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”, do të gjykohet në Gjykatën e Lartë, ndërsa dosja e 28 të pandehurve të tjerë do të gjykohet nga Gjykata e Tiranës.

Gjykata e Lartë gjithashtu nuk ka pranuar as kërkesën e avokates mbrojtëse të familjeve të viktimave për të ngritur padi civile për dëmshpërblim. Sipas Kolegjit Penal të kësaj gjykate shqyrtimi i kësaj kërkese është kompetencë e gjykatës së shkallës së parë të Tiranës.

Avokatja mbrojtëse kundërshtoi vendimin dhe deklaroi se do të ndiqte më tej procedurat ligjore për të kundërshtuar vendimin.

Ndërkohë po seancën e fundit Gjykata e lartë rrëzoi kërkesën e grupit të prokurorëve kryesuar nga Sokol Stojani për përjashtimin e tre gjyqtarëve përfshi këtu edhe kreun e trupit gjykues, Besnik Ymeraj. Prokuroria gjykoi se tre gjyqtarët nuk mund të shqyrtojnë dot dosjen pasi sipas saj këta kanë konflikt interesi me të pandehurit. /Balkanweb/

Bosch: Policia, standard të njëjtë në gjithë vendin Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert BoschAmbasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch i ka bërë thirrje policisë të garantojë zgjedhjet e 28 qershorit me standard të njëllojtë në të gjithë vendin.

"Dua të theksoj rëndësinë e standardeve të njëjta në të gjithë vendin. Pra siç veprohet në Tiranë, gjithashtu të ndiqen edhe standardet në Fier, Shkodër dhe gjetkë", u shpreh Bosch.

Por përveç apelit për zgjedhjet shefi i OSBE-së, i kërkoi policisë të mos lërë mënjanë luftën ndaj të gjitha llojeve të kriminalitetit.

"Megjithëse është e qartë se zgjedhjet e ardhshme janë një provë kyçe për Shqipërinë në këtë kohë, ne duhet të garantojmë që puna e zakonshme e policisë duhet të vazhdojë. Në veçanti të mos harrohet puna kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe lufta kundër kultivimit te drogës", theksoi Bosch.

Gjatë një takimi me efektivë të policisë së Tiranës, drejtori i përgjithshëm Ahmet Prençi tha se përveç trajnimit të 3.000 policëve që do të sigurojnë zgjedhjet, brenda këtij muaji do të përfundojë trajnimi edhe për 5.000 të tjerë. /TCH/

Drejtuesit e LSDM-së japin dorëheqje kolektive Branko CërvenkovskiDrejtuesit e Lidhjes Social Demokrate (LSDM), partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, kanë dhënë dorëheqje kolektive në prag të rikthimit të pritshëm në krye të partisë të Branko Cërvenkovskit.

Zyrtarë të partisë thanë se ky hap u ndërmor që t'i jepej mundësia kuadrove të rinj, të cilët duhet të jenë më të besueshëm dhe me legjitimitet më të madh.

Vendimi paraprin zgjedhjen e paralajmëruar të kryetarit të ri të partisë të dielën.

Partia aktualisht ka vetëm ushtrues të detyrës së kryetarit. Ai është Zoran Zaev.

Është paralajmëruar se në krye të partisë më të madhe opozitare do të rikthehet Branko Cërvenkovski. Ai pritet ta marrë në dorë partinë pas përfundimit të mandatit presidencial.

Cërvenkovski e ka drejtuar LSDM-në që nga themelimi i saj në fillim të viteve ’90. Ish-president dhe ish-kryeministër, ai konsiderohet si një nga figurat kryesore të skenës politike në Maqedoni. /bbc/

Qytetarët e Maqedonisë, pa viza në BE nga 1 janari i ardhshëm Zv.kryeministri maqedonas, Ivica Bocevski Nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE. Zv.kryeministri Ivica Bocevski bëri me dije procedurat pas raportit pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Maqedonisë.

"Në rastin më pesimist, procesi do të përfundonte në fund të nëntorit, ndërsa në atë optimist kjo pritet të përfundojë në fund të shtatori,t me qëllim që në fillim të vitit të ardhshëm qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë pa viza në vendet anëtare të marrëveshjes së Shengenit”, beri të ditur Bocevski.

Të hënën fillojnë konsultimet mes vendeve të BE-se, debat që zgjat deri pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Në fund të qershorit apo fillim të korrikut Komisioni duhet propozojë ndryshime ligjore dhe të rregullativës duke i mundësuar Maqedonisë hyrjen në Shengen. Më pas Parlament Evropian jep opinionin duke i hapur rrugë ratifikimit të vendimit nga Këshilli i Ministrave.

I pyetur nëse Greqia mund të pengoj liberalizimin e vizave, Bocevski tha: "Është në interes të Greqisë edhe Maqedonisë që qytetarët e dy vendeve të komunikojnë së bashku, të udhëtojnë në të dyja vendet dhe jo vetëm kjo, madje Maqedonia bëri hap të rëndësishëm duke u mundësuar qytetarëve të Greqisë që të udhëtojnë vetëm më letërnjoftime në Maqedoni”.

Maqedonia është e para në procesin e liberalizimit të vizave e ndjekur nga Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa në fund të listës janë Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina. /alsat/

Preshevë: Vritet deputeti Isuf Azizi Foto: IlustrimDeputeti i Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës, Isuf Azizi është vrarë mbrëmë para shtëpisë së tij.

Autoritetet policore të Vranjës thonë se Azizi është vrarë rreth orës 23, ndërsa hetimet për gjetjet e autorit të krimit janë ende duke vazhduar. /Serbi: Qendra e drejtuar nga Kisha dhunon përdoruesit e drogës

Në serbi është publikuar një video shokuese, që tregon dhunën e ushtruar ndaj përdoruesve të drogës në një qendër rehabilitimi të drejtuar nga Kisha Ortodokse serbe.

Pamjet janë filmuar nga një video amatore dhe janë publikuar në revistën serbe “Vreme”.

Në pamje duket qartë se si një pacient qëllohet me një lopatë disa herë. Por dhuna nuk mbaron këtu. Një nga punonjësit e kishës vazhdon ta godasë në mënyrë të pamëshirshme pacientin, duke e qëlluar edhe me shkelma në fytyrë.

Aktualisht autoritetet serbe po hetojnë mbi personat e përfshirë në këtë video, ndërkohë që pamjet kanë bërë xhiron e botës.

Qendra e rehabilitimit ndodhet afër Novi Pazar.

Kisha Ortodokse Serbe refuzon të komentojë këtë video, edhe pse duket qartë se në dhomën ku kryhet dhuna, rreth e qark ka ikona kristiane.

Priftërinjtë në këtë qendër e kanë pranuar se rrahjet janë pjesë e nevojshme e terapisë për përdoruesit e drogës dhe për këtë është marrë dhe miratimi i prindërve të pacientëve.

Por një ish pacient tregon se ishte pjesë e terapisë që pacientët të mblidheshin të gjithë në rreth, dhe shihnin teksa njeri prej tyre rrihej dhunshëm nga priftërinjtë dhe stafi tjetër i kishës.

Mjetet e dhunës përfshinin çdo lloj objekti që këtyre personave u zinte dora. Veçanërisht Peshkopi Peranoviq, sipas këtij dëshmitari, rrihte me mirë nga të gjithë dhe duart i kishte vazhdimisht me gjak, pasi praktikonte artet marciale.

Monitoruesi qeveritar për të drejtat e njeriut, Sasha Jankoviq ka deklaruar se kjo qendër do paditet, duke thënë se ajo që ofron kisha në këtë qendër rehabilitimi nuk është terapi por akt kriminal. /news24/balkanweb/

Dule: Berisha, ndal revanshin ndaj minoritetit

Vangjel Dule Kreu i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka akuzuar të premten Partinë Demokratike për spastrime të anëtarëve të minoritetit grek nga administrate shtetërore, pas daljes nga koalicioni i djathtë.

Gjatë një konference për shtyp, pasi ka prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj force politike, nga Gjirokastra Dule i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të ndalë revanshin ndaj minoritarëve.

Reagimi i tij ka ardhur pas largimit nga posti të drejtorit të Shërbimit të Transportit Rrugor një ditë më parë.

"Dëshiroj të bëj denoncimin praktik të asaj që në parim kam denoncuar prej disa ditësh. Partia Demokratike për arsyet që me filozofinë dhe kulturën e PBDNJ nuk mund të interpretohen, ka filluar një revansh spastrimesh nga administrate shtetërore të përfaqësuesve të minoritetit etnik grek, duke ngatërruar konceptet e një force politike të pozicionit të saj në spektrin politik të vendit me një element tepër thelbësor për një shtet të së drejtës dhe për demokracinë, respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe garantimin e pjesëmarrjes së tyre në administratën publike", ka deklaruar Dule. /shekulli/

 
  Today, there have been 13 visitors (16 hits) on this page!
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free