manutd-fc
  Tema Nga Llapi
 

KLIKO KETU DHE DO TE GJEJSH KREJT QKA KA PER LLAPIN NE NET KETULLAPI.TK  DHE LLAPJANI.DE.TL
..................
......TV LLAPI   për pamje te madhe te TV LLAPIT KLIKO KETUwww.mogulus.com/grid/PlayerV2.swf    



SHKARKO   KOSOVALBANER TOOLBAR            MBI 90 RADIO SHQIP


Orllan,14 shtator
Në ambientet e restorantit "Mileniumi-2000", në fshatin Orllan të Podujevës, të shtunën ka përfunduar manifestimi dyditësh kulturor-shkencor, "Gjurmëve të Perandorit Justinian". Manifestimin e organizuan  bashkërisht Shoqata Kulturore  e Kosovës, "Anton Pashku", Prishtinë, shoqata "Gallapi", në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit, si dhe dy drejtoritë komunale të arsimit e të kulturës nga Prishtina e Podujeva.
Folësi i parë ishte Frrok Kristaj, njëherësh edhe kryetar i KO-së. Ai në kumtesën e vet tha se territoret ilire-arbërore-shqiptare gjatë mijëvjeçarëve kanë dhënë personalitete historike e kombëtare, që kanë lënë gjurmë në qytetërimin, civilizimin dhe kulturën vendore, por edhe në qytetërimin evropian e botëror. Pa dyshim, ndër shumë personalitete  është edhe, Flavius Pjetrus Sabbatius, Justinianus ose Justiniani i Madh, kreu i Perandorisë Romake të Lindjes gjatë viteve 527-565. Sipas z. Kristaj, Justiniani i Madh njihet për tri gjëra, si themelues i botës së qytetëruar, për normat juridike të quajtura,"Kodi i Justinianit", i cili kod ka 4652 ligje si dhe fakti i tretë janë ndërtimet e rindërtimet. Kristaj përmendi  faktet historike që tregojnë se gjatë asaj kohe vetëm në rajonin e Llapit të tashëm është ndërtuar, Kalaja e laberiumit, kurse janë rindërtuar edhe kalatë në Tezule, Besianë, Labucë (Lluzhani i sotëm i Podujevë) dhe Bedrianë. Sipas Kristajt, që citoi historinë e kësaj periudhe, "diku në krahinën e dardanëve të Evropës, përtej kufirit të Bedrianës ishte vendbanimi Taurisium (vërejte e folësit-Turuqica e sotme-vendlindja e Zahir Pajazitit). Sipas Frrokajt, në Taurisium, në vitin 482, u lind  Perandori Justinian, kurse vdiq në Konstantinopol (Stambollin e sotëm),në vitin 565, ku edhe është varrosur. Kristaj sqaroi se, duke u nisur edhe nga këto të dhëna, organizatorët e manifestimit dyditësh edhe mbajtën këtë manifestim që e pagëzuan me emrin e këtij perandori romak me nam që ishte nga këto anë. Ndërsa, nikoqiri Bajrush Ibishi nga Orllani i Podujevës,duke folur për figurat e shuara dhe legjendat e këtyre anëve tha, se" edhe lufta e fundit e UÇK-së ka dhënë një figurë të madhe si është Zahir Pajaziti nga fshati Turuqicë, trevë që, sipas historianëve, dëshmohet se gjithmonë kanë qenë iliro-shqiptare. Ndaj edhe duhet përkujtuar figura të tilla si janë personalitetet që nuk janë të një rëndësie vetëm kombëtare, por edhe për njerëzimin".
Këshilli organizativ, në përbërjen 14 anëtarëshe, ka themeluar edhe çmimin e sundimit të ligjit që e ka pagëzuar,"Kodi i Justinianit", të cilin ia ka ndarë mikut tonë të madh nga SHBA-ja, z.Uiliam Uoker, i cili do t'i dorëzohet në një të ardhme shumë të afërt. Në pjesën artistike të programit u paraqit SHKA,"Katarina Josipi",nga fshati Zym i Hasit,me valle dhe lojëra nga tradita. Ndërsa recitalin e autorit Frrok Kristajt,"Justiniani dardan,perandori fundit romak",e interpretuan aktorët Sabit Zeneli, Gani Hamza e Ramadan Oraca. Organizatorët, ndërkaq, për të ardhmen kanë propozuar që me emrin e Perandorit Justinian të emërtohet një shkollë, rrugë dhe vetë Liqeni i Batllavës, propozim ky që u është dërguar organeve lokale e qendrore.
Në fund të manifestimit, pjesëmarrësit në fshatin Turuqicë kanë vendosur kurora lulesh në varrin e ish-shefit të parë të operativës së UÇK-së, gjeneral-majorit Zahir Pajaziti. Ndërsa, sipas anëtarit të KO,z. Islam Veliu,të gjitha kumtesat që janë lexuar në simpoziumin dyditor, por edhe mbi ecuritë e manifestimit në përgjithësi,organizatorët  do t'i botojnë në një almanak dedikuar takimeve të para që pritet të jenë tradicionale.
M.Kadriu

Quantcast

 

 
  Today, there have been 12 visitors (14 hits) on this page!
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free