manutd-fc
  Martesa E Ermalit
 

MARTESA E ERMALIT
 
- -

Familja Fejzullahu, dasmë me shumë të ftuar
Martesa e Ermalit me Arianën
Një dasmë që nuk do të harrohet, një kremte që tuboi me qindra vetë, në mesin e tyre edhe shumë personalitete të njohura publike nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia
22 Tetor, 2008
Ariana dhe Ermali u martuan të dielën, në një ceremoni ku ishin thirrur kryesisht familjarë.
Por, familja Fejzullahu të hënën në mbrëmje kremtoi martesën e Ermalit në ambientet e hotelit ‘Grand’. Një dasmë që me vite të tëra nuk do të harrohet, një kremte që tuboi me qindra vetë, në mesin e tyre edhe shumë personalitete të njohura publike. Ndonëse kjo natë i dedikohej pikërisht VIP-ave, siç i quante Sabriu, sepse një natë më parë, respektivisht të dielën mbrëma, martesa e Ermalit u bë vetëm me familjarë, ku kanë qenë të pranishëm rreth 350 veta, dhe dasma është bërë në hotelin “Viktori”.

Këngëtarët në dasmë
Mirëpo, nga numri i madh i mysafirëve, familja Fejzullahu kishte ndarë dy net të festës, një për familjarë dhe një për shoqëri, e që kjo shoqëri e tyre ka të bëjë me personalitete të njohura, sepse edhe vet familja Fejzullahu i takon kësaj pjese të shoqërisë. Një ceremoni dasmore jo e zakontë, e që në dukje të zgjonte vëmendjen e një evenimenti të madh, që nuk është parë deri më tani në dasmat e VIP-ave tanë. Dasma e Ermalit konsiderohet si më e madhja në vend, salla e hotelit ‘Grand’ e mbushur me mysafirë, dhe e stolisur në mënyrë perfektë. Që në hyrje vërehej atmosfera gazmore, ambienti i zbukuruar. Ceremonia filloi në orën 20:00, salla vazhdimisht mbushej me fytyra publike, që të gjithë shndrisnin me veshjet dhe dukjen e tyre. Deri në orën 21:00, salla e Grandit u mbush me miq të Sabriut dhe Ermalit. Mbrëmjen e begatuan këngëtarët më të mirë të skenës muzikore, si: Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Shpresa Gashi, Ismet Bogujevci, Mahmut Ferati, Merita dhe Nystret Muçiqi, Miranda Hashani, Edona Llalloshi, Leonora Jakupi, Afrim Muçiqi, Meda, Mihire Braha, Naim Abazi, Teuta Selimi, Leonora Poloska (e cila kishte ardhur enkas nga Shkupi), Bleona Qerreti me bashkëshortin, të cilët thanë se kishin ardhur vetëm për Ermalin, Sinan Hoxha e shumë e shumë të tjerë. Përveç personaliteteve të njohura publike nga bota e artit, të pranishëm ishin edhe një numri i madh i personaliteteve të njohura politike, si: Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Enver Hoxhaj, Ismet Beqiri e shumë të tjerë. Padyshim, mysafirët nga personalitetet politike ishin nga dy parti, asaj të PDK-së dhe të LDK-së, dhe që në këtë ceremoni ata u bashkuan. Pra, Sabriu, në këtë rast, nuk kishte bërë dallimin e partive, kishte ftuar miq nga të dy partitë, e që në një mënyrë edhe i bashkoi. Të pranishmit në dasmë i argëtuan këngëtari ynë i njohur Sinan Vllasaliu, Lindita Hakaj, mirëpo nuk u kursyen as këngëtarët e tjerë, të cilët nuk e kishin obligim të këndonin, mirëpo, për hir të mikut të tyre, Sabriut, kënduan disa këngë. Ata që nuk u kursyen ishin Ismet Bogujevci, Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Miranda Hashani, Teuta Selimi, Meda, i cili mbrëmjes i dha atmosferë të madhe, ku të gjithë me padurim e pritnin paraqitjen e tij në skenë.

Prerja e tortës
Para se të bëhej ora 22:00, çifti i bukur, Ariana dhe Ermali, hynë në ambientin e Grandit, pritja e tyre u bë me shumë duartrokitje. Nusja dhe dhëndri shkëlqenin, ndonëse edhe mosha e re e tyre ndikonte në këtë shkëlqim. Mysafirët gjatë tërë mbrëmjes nuk pushuan vallen, ku pas një kohe valles iu bashkua edhe çifti i ri dhe, për shumë orë të tëra, miqtë i uronin dhe fotografoheshin me nusen dhe dhëndrin. Momentet e veçanta ishin edhe te prerja e tortës, ku më në fund, pas tërë asaj atmosfere që u krijua, erdhi  ky çast i mrekullueshëm. Një tortë mjaft interesante, e përgatitur për t’iu ndarë të gjithë të pranishmëve. Nusja me dhëndrin prenë tortën dhe shkëmbyen gotat. Ceremonia martesore, gjegjësisht atmosfera e ndezur, zgjati deri në orët e hershme të mëngjesit dhe padyshim se këtë dasmë të veçantë nuk do ta harrojnë asnjëherë mysafirët e pranishëm. Ermalit i urojmë që të ketë jetë të lumtur bashkëshortore, të trashëgohen.
K. BAJRAMI
 

e premte . 24 tetor 2008
KËTU MUND TE SHIHNI PJESË NGA DASMA
Ermali: Martesa ime surprizë me Arianën 25 Gusht, 2008
Do të jetë ceremonia e madhe familjare të shtunën (data 25 tetor) që do të organizohet në një nga lokalet luksoze të Prishtinës, dhe ku Ermali do të lidhë kurorë me Arianën

Do të jetë e diela e fundit e tetorit, dita kur Ermal Fejzullahu do të bëhet dhëndër. Këngëtari romantik ka thyer heshtjen duke pohuar për finalizimin me martesë, të lidhjes së tij të dashurisë njëvjeçare me Arianën, vajzën për të cilën është përfolur aq shumë muajt e fundit. Ai dhe Ariana, në fakt po shijonin fejesë të qetë prej 4 muajsh, e sapo kanë lënë disa ditë pushimesh të mrekullueshme në kompleksin “Tropikal” në Durrës. Prej aty ai ka pohuar për herë të pare për “Panorama Plus”, se “kjo është dashuria e vërtetë dhe ndaj kam vendosur të martohem”, ashtu siç ishte shprehur më parë, se kur të vinte momenti i dashurisë së madhe, nuk do ta shtynte për asnjë arsye martesën”. Dasma është menduar të jetë ceremoni madhështore, ku, përveç miqve të familjes, do të ketë shumë personazhe të ftuar VIP.

Dy ceremonitë e dasmës
Do të jetë ceremonia e madhe familjare të shtunën (data 25 tetor) që do të organizohet në një nga lokalet luksoze të Prishtinës, dhe ku Ermali do të lidhë kurorë me Arianën. “Arsyeja që kemi zgjedhur vjeshtën për organizimin e dasmës është se atëherë miqtë dhe kolegët janë më pak të zënë me punë, dhe që do të mund të mblidhen të gjithë së bashku, pasi dihet që shumica prej tyre jetojnë në Zvicër, Gjermani e vende të tjera”, tha nëna e Ermalit. Por a është kjo një martesë e nxituar? “Aspak!”, tha ajo. “Sepse Ermali e kishte pohuar vetë që në momentin që do të ndiente dashurinë e vërtetë do të martohej”. Pro kësaj martese është dhe babai, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, vëllai dhe motra, të cilët kanë nisur që tani përgatitjet për dasmën. Martesa është planifikuar të organizohet në dy net, ceremonia familjare dhe ajo e beqarisë, ku të ftuarit do të jenë të gjithë artistë dhe do të organizohet të dielën. Ftesat do të përgatiten së shpejti nga e ëma e Ermalit, e cila i qëndron shumë afër të birit, madje e ka pikë të dobët. Ajo do të kujdeset deri në detaje për organizimin e dy ceremonive shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, e para serioze e dyta shumë rinore. Ajo që dihet deri tani është që do të jetë një dasmë, që nuk do t’i mungojë asgjë. Çifti do të festojë natën e beqarisë me shumë miq të ftuar, ndërsa do të kalojnë një të diel të paharruar, kur dihet që pjesa më e madhe e anëtarëve të familjes së Ermalit, janë artistë. Në anën tjetër, flitet se Ariana është shtatzënë. Në fakt, kjo mbetet hipotezë, deri në momentin që çifti nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Ata kanë sqaruar se vendimi për martesë u mor nga vetë Ermali, pasi është ndier shumë i sigurt në këtë lidhje. Ndërkohë, fansat në internet, të çuditur për këtë martesë ndoshta të nxituar, e kanë komentuar se po bëhet për shkak të një shtatzënie të mundshme të Arianës, lajm që në disa raste thuhet se është pohuar nga gjyshja e këngëtarit. Por, vetë ai ka preferuar të mos flasë për një gjë të tillë. Këtë periudhë pushimesh, Ariana e ke shoqëruar rrallë Ermalin gjatë udhëtimeve të tij për koncerte në Shqipëri, Mal të Zi, por edhe në Zvicër, ku po promovon albumin e fundit

   
Martesa, Ermali dhe Ariana
Ermal Fejzullahu është martuar. Dasma e shumë përfolur e këngëtarit ka zënë vend të hënën mbrëma në hotelin “Grand” në kryeqytet. Me këtë rast të pranishëm ishin familjarë, miq e kolegë të shumtë të Ermalit. Ardhja e mysafirëve ka filluar në ora 19:00. Ndërsa, çifti ka arritur në hotel në orën 21:45. Disa adhurues të Ermalit e kanë pritur atë përpara hotelit “Grand”. Të pranishmit në dasmën e Ermalit i kanë argëtuar këngëtarë të shumtë, si: Sinan Vllasaliu, Miranda Hashani, Lindita Hakaj, Shkurte Fejza, e shumë të tjerë. Mësohet se dasma ka zgjatur deri në orën 2:30 të mëngjesit.Megjithëse ishte paralajmëruar se pos natës së parë me familjarë e miq, Ermali do të mbaj edhe një natë tjetër me VIP, kolegë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, mësohet se kjo natë nuk do të mbahet.Madje, një natë të tillë e pati paralajmëruar edhe vet Ermali në një intervistë dhënë emisionit tonë javën e kaluar. Ermali ka kurorëzuar me martesë lidhjen me Arianën, pas një vit e gjysëm që kanë filluar atë.

If you believe that this photo is your work and has been copied in a way that constitutes copyright infringement, or your intellectual property rights have been otherwise violated, please contact us and provide a description of the copyrighted material that you claim has been infringed; a description of where the material is located on the site; (the URL); your name and email address; a statement by you that the disputed use is not authorised by the copyright or intellectual property owner; a statement by you, made under penalty of perjury, that the above information in your Notice is accurate and that you are the copyright or intellectual property owner or authorized to act on the copyright or intellectual property owner's behalf.

  Filename=ermal_fejzullahu_martohet.jpg
                                                                        Filesize=46KB
                                                                        Dimensions=305x369
                                                                        Date added=Oct 24, 2008 Filename=ermali_ariana_by_gentii.JPG
                                                                        Filesize=31KB
                                                                        Dimensions=200x273
                                                                        Date added=Oct 23, 2008 Filename=eeeee.jpg
                                                                        Filesize=28KB
                                                                        Dimensions=200x158
                                                                        Date added=Oct 22, 2008 Filename=er.jpg
                                                                        Filesize=37KB
                                                                        Dimensions=200x299
                                                                        Date added=Oct 21, 2008  
Rate this file (current rating : 1.9 / 5 with 7 votes)
Rubbish
Poor
Fair
Good
Excellent
Great
File information
Filename: eeeee.jpg
Album name: Ermal Fejzullahu
Rating (7 votes):
File Size: 28 KB
Date added: Oct 22, 2008
Dimensions: 200 x 158 pixels
Displayed: 5731 times
URL: http://www.galeriashqiptare.net/displayimage-34849.html
Favorites: Add to Favorites
teuta    [Oct 22, 2008 at 02:28 PM]
urime martesa ermal jeni shum te bukur qifti me i bukur qe kom deri me tani urime urime
lalipaki    [Oct 22, 2008 at 02:41 PM]
kenduar kengen qika e prishtines kurse fatin e paska patur me u martua me vajzen nga drenasi i drenices po familja e saj jetojn ne amerik urime martes
Anon    [Oct 22, 2008 at 03:24 PM]
urime urime ishalla trashegohesh ishalla t'shkon tan jetaa me ker arjanen...veqq a smuj bre me pa naj video te kasaj martese ...nese muni qitne bitte po kem qef me paa bittee..
elona    [Oct 22, 2008 at 03:43 PM]
urime martesa jeni qifti ma i bukur ne bot
betim    [Oct 22, 2008 at 03:55 PM]
jom kengtar ilirian kelmendi nga peja e kom kengen dashurite e mia .me ndihmen e hysni klinakut jam bere nje kengetar .tung nga ilirian kelmendi te fala axhit sabri
jeta    [Oct 22, 2008 at 04:19 PM]
urime ermal jet te lumtur edhe te gjat
fjolla    [Oct 22, 2008 at 07:21 PM]
o ermal urime martesa shum te bukur te dyt ju uroj jet te lumtur suksese.
nora_pejanja    [Oct 22, 2008 at 07:35 PM]
urime ermal martesa jeni qifti me i bukur ne bot te uroj jet te lumtur me arianen tung klm
AlbulenNa    [Oct 22, 2008 at 08:39 PM]
Urime Ermal gjithmon fati let jet me ju
Lady_V    [Oct 23, 2008 at 01:30 AM]
Urime Ermal dhe Ariana, jeni shembull per gjith koleget tuaj, e kurorezuat ne menyren me perfekte dashurine tuaj.Vazhdoni te mbeteni te tille
lena    [Oct 23, 2008 at 01:23 PM]
urime elmai jeni shum te bukur te dy po shkelqeni
Dafinaa    [Oct 23, 2008 at 02:08 PM]
WOWWWWW qfar nusjee si PRINCESHH koka kon dal aa Urime dyt jeni tpa par shummmm tmirr
Anonim    [Oct 23, 2008 at 04:07 PM]
urime martesa je shum i bukur urime ermal te duam shum
shpetim    [Oct 23, 2008 at 09:37 PM]
oj mirs je shum e bukur ndaj te tjerave te dua shum
raza    [Oct 25, 2008 at 10:52 AM]
urimr urime ermal dhe ariana jeni nje qif shum i bukur urime suksese ne jet........t
nila    [Oct 25, 2008 at 05:25 PM]
te trashegohesh dhe jete te lumtur me personin e zemres tende
imja    [Oct 25, 2008 at 06:59 PM]
urime Ermal dhe Arjana jeni nje qift shum i bukur e te pershendes shum si dhenderr si te kemi
lenti    [Oct 25, 2008 at 07:00 PM]
o med je shum bukur os ta nin veq vazhdo keshtu
ketrina    [Oct 31, 2008 at 01:25 PM]
urime martesa suksese ne jet qiftit te ri nga keti klm
puhiza    [Oct 31, 2008 at 01:48 PM]
i bukur dhenderri
fllanza    [Nov 01, 2008 at 08:23 AM]
tung shume te mire jeni te dy po ma emir eshte nusja hahaha
tina    [Nov 01, 2008 at 11:03 PM]
o ermal sot pote shof per her te par me nusen po vella me te tregu drejt ti ma bukurosh po dukesh nusja e mir po a nuk patmete bukur dhe me te holla shum bukur ti po dukesh po nejse urime
 
 

Quantcast
Intervistë e Ermal Fejzullahut: Dashuria ime në Arianën
Ermal Fejzuallhu thotë se dashuria me Arianën ka lindur në një vend të papritur të qytetit. Shpjegon se ka takuar atë që e do me zemër. Ariana është një vajzë e re nga Prishtina dhe studion Fakultetin Ekonomik, por që ka prirje për art, dizajn dhe muzikë. Përveç dashurisë, Ermali tashmë ka lansuar në treg albumin më të ri, që mban titullin “Ti prit edhe pak”, që përmban 9 këngë, 2 të ripërpunuara dhe 7 këngë të reja, kryesisht me motive të dashurisë. Për projektin e albumit dhe për dashurinë e jetës, Ermali flet në intervistën për “Kosova Sot”

Ermal Fejzullahu është mjaft i kërkuar tek të rinjtë. Modestia dhe paraqitja e tij mjaft e veçuar në skenë ka bërë që të mbledhë shumë adhurues brenda dhe jashtë vendit. Jemi mësuar që Ermalin ta shohim gjithnjë me këngë të reja, andaj si çdo vit tjetër, edhe këtë vit sapo ka lansuar në treg albumin më të ri, që mban titullin “Ti prit edhe pak”, që përmban 9 këngë, 2 të ripërpunuara dhe 7 këngë të reja.

“Kosova Sot”: Këto ditë vere keni nxjerr në treg albumin më të ri, na flisni diçka rreth këtij projekti?
Ermal Fejzullahu: Albumi “Ti prit edhe pak” është përgatitur në momentin kur kam dëshiruar unë, besoj se edhe adhuruesit e mi do të kënaqen duke i dëgjuar këngët në këto ditë vere. Pra, është një album veror, që konsideroj se është punuar mirë, me një ekip profesionistësh dhe përmban këngë me tematika të ndryshme dashurie. Veçoria e këtij albumi është se këngët janë më ritmike, krahasuar me albumet e tjera. Jam shumë i kënaqur me këtë album dhe shpresoj se do t’i pëlqejë të gjithëve.

Lidhja do të ekzistojë

“Kosova Sot”: Kush janë bashkëpunëtorët me të cilët keni punuar në këtë album?
Ermal Fejzullahu: Kam punuar me kompozitorë mjaft të njohur: Florent Boshnjaku, Flori Mumajesi, tekstet i ka bërë Avni Qaili dhe Flori. Këngën “Gjaku i zemrës sime” e ka përpunuar Milot Binaku. Jam shumë i lumtur me këtë bashkëpunim dhe kemi arritur të realizojmë këngë mjaft të mira dhe profesionale. Editor i albumit është produksioni më i njohur vendor “Dea”, në krye me Bajram Zejnullahun, i cili ka bërë një punë të madhe në këtë projekt timin. Pra, e falënderoj Bajramin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi, të cilët më ndihmuan në këtë album.

“Kosova Sot”: Përveç albumit keni lnasuar edhe një videoklip të ri, jeni i kënaqur me këtë?
Ermal Fejzullahu: Gjatë këtyre ditëve kam lansuar videoklipin e këngës në album, që quhet “Më prit edhe pak”, të cilin e kam përgatitur në Maqedoni. Klipin e kam përgatitur brenda një kohe të shkurtër dhe jam shumë I kënaqur me të. E falënderoj produksionin “Super Sonik” nga Shqipëria që më ka ndihmuar në realizimin e këtij spoti.

“Kosova Sot”: Cilën këngë në album e keni më për zemër?
Ermal Fejzullahu: Albumi përmban 9 këngë, dy prej tyre janë të ripërpunuara, ndërsa 7 janë të reja. Në realitet të gjitha këngët i dua, mirëpo nëse më shtyni ta veçoj ndonjërën patjetër, atëherë them se kënga “Vetëm një natë” më fle më shumë në shpirt.

“Kosova Sot”: A ka të bëjë ndonjë këngë me jetën tuaj private?
Ermal Fejzullahu: Jo, edhe pse të gjitha këngët janë me tematikë dashurie, asnjëra nuk ka të bëjë me jetën time private.

“Kosova Sot”: Flitet se e keni gjetur dashurinë e jetës suaj, sa është e vërtetë?
Ermal Fejzullahu: Po, nuk jam nga ata të them më duaj, se nuk kam askënd në lidhje dashurie. Andaj, e them me shumë sinqeritet se jam i dashuruar, pra është e vërtetë se e kam gjetur personin e jetës sime. Është një vajzë e re nga Prishtina, e cila quhet Ariana. Ajo studion Fakultetin Ekonomik, edhe pse nuk merret me art, ka shumë prirje për të, e sidomos për dizajnin dhe muzikën.

“Kosova Sot”: Si lindi dashuria në mes jush?
Ermal Fejzullahu: Dashuria lindi në një vend të papritur të qytetit. Kam thënë dhe më herët që kur ta takoj atë vajzë që e dua dhe që më fle në zemër do t’i tregoj tërë botës dhe po ju them e kam takuar atë që e dua dhe më do me zemër, e kjo është Ariana.

“Kosova Sot”: Mendoni se kjo dashuri do të zgjasë gjithnjë?
Ermal Fejzullahu: Besoj se po, do të zgjasë, sepse ashtu siç ka filluar, ashtu edhe do të vazhdojë. Unë jam i bindur se kam gjetur personin që e dashuroj dhe më dashuron, dhe për derisa i kemi këto ndjenja, lidhja jonë do të ekzistojë gjithnjë.

Pse më adhurojnë

“Kosova Sot”: Jeni një këngëtar që adhuroheni nga shumë vajza të reja, bëhet xheloze Ariana për këtë?
Ermal Fejzullahu: Ariana nuk është xheloze, ajo tani e kupton profesionin tim dhe është fat kur të adhurojnë të tjerët, e them se më adhurojnë për shkak se u sjell këngë të mira që i preferojnë ato.

“Kosova Sot”: Si kalon një 24 orësh i juaj?
Ermal Fejzullahu: 24 orë i kaloj në mënyra të ndryshme. Shumicën e rasteve jam shumë i angazhuar me punë, shumë rrallë ndodh të kem pak kohë të lirë. Tani në këtë sezon vere kam shumë angazhime me mbrëmje muzikore, brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo, ndjehem i kënaqur që po arrij t’u sjell adhuruesve atmosferë të këndshme me këngët e mia të reja verore.

“Kosova Sot”: Ndonjë mesazh për fund?
Ermal Fejzullahu: Një falënderim të veçantë për gazetën “Kosova Sot”, e cila i përcjell sukseset e mia. Publikut i them se e dua shumë dhe gjithnjë do t’i sjell këngë të mira.
 
Një dasmë si nëpër filma. Ashtu e kanë cilësuar gjithë personazhet VIP të pranishëm në dasmën e këngëtarit kosovar, Ermal Fejzullahu. Fundjavën e kaluar djali i një prej emrave më të njohur të muzikës Kosovare, Sabri Fejzullahu Ermali ka kurorëzuar lidhjen e tij me Arianën, vajzën me të cilën ai ishte lidhur një vit e gjysmë më parë. Kanë qenë dy darka të organizuara në Prishtinë një për të afërmit dhe një tjetër vetëm me miqtë.



DASMA VIP



Dasma madhështore e organizuar në hotelin “Grand” në Prishtinë ka pasur jo pak por 400 të ftuar. Të gjithë artistët e Estradës së Kosovës, miq jo vetëm të Ermalit por edhe të babait të tij, Sabriut kanë qenë prezent, që nga Mihrihe Braha me bashkëshortin, Gili, Leonora Jakupi, Leonora Poloska, Blero, Sinan Vllasaliu, Nora Istrefi, Miranda Hashani, Lindita Hakaj, Shkurte Fejza, e shumë personazhe të tjerë. Nga Shqipëria ka qenë miku i ngushtë i këngëtarit, Sinan Hoxha, ndërsa Sabri Fejzullahu kishte ftuar këngëtaren Bleona Qerreti, e cila ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Gani Bardha. Të gjithë këngëtarët kanë kënduar për nder të mikut të tyre, ndërkohë që në fund të festës edhe dhëndri ka marrë mikrofonin dhe ka përshëndetur miqtë e tij me këngë.



SINANI MBULON ME LEKË ERMALIN



Në momentin që është ngritur në valle dhëndri Ermali me nusen Arianën, Sinan Hoxha si të ishte në një dasmë shqiptare ka dorovitur çiftin duke hedhur para. Një veprim ky që befasoi gjithë të pranishmit, pasi kjo traditë kaq e këndshme shqiptare nuk realizohet në Kosovë. E jo vetëm gjesti ka çuditur të ftuarit por edhe fakti se shuma e parave që ai ka hedhur ka qenë jo pak e vogël
 

 
  Today, there have been 19 visitors (24 hits) on this page!
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free